Podcast – Situata e personave me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë në Librazhd

Në podcastin e rradhës të serisë sonë të re mbi problematikat e komuniteteve në qytete dhe rrethe jashtë Tiranës, po sjellim këtë rradhë një intervistë me z.Skënder Alla, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve në Librazhd dhe pjesëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë dhe Qarkut të Librazhdit.
Në këtë podcast, zoti Alla flet me detaje për situatën e këtij komuniteti, për rastet e mohimit të shërbimit në transportin ndër-urban dhe situata të tjera që u krijuan dhe prekën këtë komunitet gjatë nisjes dhe muajve të pandemisë së Covid-19.