“Historia Ime” lançon emisionin e saj radiofonik
Cilat janë argumentat e studentëve të cilët refuzojnë reformën e propozuar në arsimine lartë? Gënjejnë protestuesit apo gënjen Ministria e Arsimit? A e përballojnë dot studentët shqiptarë koston universitare që propozohet nga reforma? Deni Sanxhaku aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin dhe studentja Mirela Ruko flasin për emisionin radiofonik “Historia Ime”.
Më tej, çfarë do të ndodhë në 17 maj me lëvizjen për të drejtat e komunitetit LGBTI? Erjon Tela ndan me ne të gjitha detajet.
“Brenda dyerve të psikiatrisë shqiptare” është dokumentari shokues mbi shëndetin mendor me regji të Belina Janos.
Të gjitha këto janë pjesë e emisionit të parë “Historia Ime” përgatitur nga Marinela Gremi dhe Lorin Kadiu, emision që mund ta dëgjoni më poshtë. “Historia Ime” është një emision radiofonik që faqja do ta publikojë çdo muaj.
Ju ftojmë të komentoni dhe të na dërgoni sugjerimet tuaja.