Vajza afgane proteston ndaj ngacmimeve seksuale në rrugë e veshur me mburojë metali (FOTO)
25-vjeçarja Kubra Khademi ka protestuar sipas mënyrës së saj ndaj ngacmimeve seksuale në rrugë. Aktroja dhe aktivistja për të drejtat e grave, ka ecur në rrugët e Kabulit e veshur me një mburojë metali.
Performanca e saj u përfol menjëherë në Afganistan, një vend ku gratë luftojnë çdo ditë kundër sulmit, dhunës dhe traditave përçmuese gjinore.
Ngacmimet seksuale në rrugë janë ende një pengesë e madhe për punësimin e grave dhe për pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Është një fenomen i përhapur në mënyrë të shfernuar në qytetet e mëdha si Kabuli, ku gratë i nënshtrohen jo rrallë herë sulmeve fizike, fyerje madje iu hedhin edhe acid.
Sipas Human Rights Watch, – “Ngacmimi në rrugë është një përvojë e përditshme për gratë dhe vajzat, edhe ato që kanë kërkuar ndihmë nga policia kanë marrë në mënyrë tipike asnjë ndihmë, madje shpeshherë kanë marrë edhe kërcënime nga ana e policisë”.