Ulja e rimbursimeve për fermerët, kompanitë agroushqimore dy ditë bojkot tregut
Ministria e Finacave dhe Ekonomisë ka vendosur të ulë normën e taksës së rimbursueshme për fermerët nga 20% në 6%, një veprim që është kundërshtuar fort nga fermerët dhe kompanitë agroushqimore dhe që ka nxitur protesta kundër normës së re të taksës.
Para disa ditësh sasi të mëdha qumështi u derdhën në rrugën nacionale për të protestuar kundër taksës, e cila do të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike për fermerët dhe industrinë ushqimore. Pas protestave dhe bllokimit të rrugëve nga protestuseit, kompanitë agropërpunuese kanë njoftuar se do të përshkallëzojnë veprimet më tej duke mos furnizuar tregun me produkte bulmeti për dy ditë.
Pritet që ky bojkot i tregut të shkaktojë dhe mungesa në supermarkete dhe njësitë e shitjes për produket e freskëta të bulmetit.
Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry (AFI), kjo masë ekstreme po merret në mungesë të ofrimit të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë.
Kjo masë u kundërshtua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e sotme, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e të gjitha rretheve kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit dhe kanë njoftuar përsëritjen dhe shtimin e bojkotit të tregut nëse taksa nuk kthehet në nivelin e mëparshëm prej 20%. k.j