Turizmi: TourRadar, Himara kryeson listën e vendeve që duhen vizituar në Europë
“Tourradar.com”, faqja më e madhe në botë për oferta turistike dhe ture online, e ka klasifikuar Himarën si destinacionin e parë në artikullin “ 16 vende të mahnitshme në Europë”.
Artikulli i publikuar në blogun e TourRadar tregon se Europa nuk është vetëm Parisi dhe Londra, por jep një listë të shumë vendeve të tjera që ia vlejnë të vizitohen
“Pas dekadash përvoje udhëtimi me zyrën e TourRadar, menduam të ndanim me ju vendet tona të preferuara në të gjithë Europën- vende që janë më pak të njohura dhe më pak të vizituara.
Dhe ja ku e keni- Lista jonë me vendet më mahnitëse të Europës, që nuk ndodhen në Paris dhe Londër.”
Lista fillon me plazhin e Himarës, e cila lë pas Vienën, Zyrihun, Caprin, Amsterdamin dhe një listë të gjatë me qytete dhe pika turistike Europiane.
Artikulli i plotë:
http://blog.tourradar.com/incredible-places-in-europe/
FOTOGALERI NGA HIMARA
- Kalaja e Ali Pashe Tepelenes
- Llogara
- Plazh,Himare