Tregtarët protestojnë gjobat në ligjin e tatimeve; “Po mbyllen çdo ditë qepena dhe po lini familje pa bukë”
Tregtarët e Tiranës kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë, duke kundërshtuar një sërë ndryshimesh që janë bërë në ligjin për tatimet. Ligji i ri parashikon rritje të gjobave dhe burgosje të tregtarëve në rast të shkeljeve.
Tregtarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë për ndryshimet në pikat:
- Për mos lëshimin e kuponit tatimor
- Për punëtorë të pasiguruar
- Mos afishim i tabelës “Ju lutemi tërhiqni kuponin tatimor”
- Mos afishim i tabelës “Klienti ka të drejtë të mos paguaj nqs nuk i jepet kuponi tatimor”
- Mos afishim i listës së çmimeve
- Mos deklarim i vendit ku ruhen mallrat
- Mos deklarimi real i pagës së puntorit
Përfaqësuesi i shoqërisë civile Besjan Pesha, tha se “Ligji synon falimentimin e bizneseve të vogla në Shqipëri, që nuk kanë lidhje me pushtetin”. Aktivistët thonë se ligji për tatimet ka krijuar nje klimë terrori mes biznesit dhe është duke mbyllur çdo ditë qepena dhe lënë njerëz pa punë e familje pa bukë.
Gjithashtu është premtuar se protestat do të përshkallëzohen në të gjitha qytetet derisa qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të tërhiqet nga ky ligj. /m.g