Tjetër skandal me tekstet shkollore, nxënësve u flitet për djallin, helmin dhe rëniet në humnerë
Vitin e kaluar ishin të shumtë nxënësit dhe prindërit që denoncuan gabimet apo gjuhën e papërshtatshme në tekstet shkollore. Pavarësisht premtimeve të Ministrisë së Arsimit, disa nga tekstet e denoncuara i janë serviur sërish fëmijëve të shkollave 9- vjeçare, e të tjera janë shtuar.
Ky ushtrim matematikor, ku nxënësi pyetet sa është probabiliteti se ai do të vdesë apo do të jetojë, gjendet sërish në matematikën e klasës së 9-të edhe pse vitin e kaluar u denoncua si i papërshtatshëm.
“Ju po udhëtoni në një tren së bashku me motrën tuaj pa bileta. Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një dënim special për raste të tilla. Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti e cila ka nëntë çokollata në dukje të njëjta, por re prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe ju detyroni të zgjidhni me radhë, njëri pas tjetrit nga një çokollatë dhe ta hani”, thuhet në tekst.
Më tej vazhdon me një pyetje tjetër skandaloze: “Nëqoftëse ju zgjidhni i pari,sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra juaj dihet se nuk do të vdesë?”
Një tjetër tekst ku flitet për djallin dhe rënien në rrathët e ferrit të studentit mëkatar i prezantohet studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Veç ushtrimeve që mund t’i lenë nxënësit pa gjumë ka pjesë të tjera tekstesh që habisin me atë që së paku mund të quhet pasaktësi. Fëmijëve të shkollës fillore u mësohet çfarë është mali, kodra, fushat, lumi apo deti në këtë mënyrë të çuditshme.
/l.k./