Tiranë, 30 lekë/ km kujtdo që përdor sot biçikletën për të shkuar në punë
Qytetarët e Tiranës kanë sot një arsye më shumë për të përdorur bicikletën. 10 Maji njihet si dita botërore “Me biçikletë për në Punë”, për këtë aryse Ecovolis ofron 30 lekë të vjetra për kilometër, kujtdo që përdor bicikletën për të shkuar në punë.
Mjafton të regjistrosh itinerarin në një nga aplikacionet që përdorin GPS ( “Strava”, “Google Maps”, “Map My Ride”) dhe të paraqitesh në stacionin e Ecovolis për të marrë paratë.
Rimbursimi i personave që kanë pedaluar për në punë do të fillojë sot nga ora 16:00 deri në 19:00, në stacioni i Ecovolis tek Parku Rinia.
Fotogaleri: Shumë qytetarë kanë postuar sot foto me hashtagun #NëPunëMeBicikletë /Fotot: Ecovolis