Tensione etnike në Bullgari; Protesta kundër komunitetit Rom
Në një qytet në jug të Bullgarisë kanë shpërthyer protestat anti-rome. Më shumë se 2000 mijë persona kanë dalë në demontsrata pas një incidenti të ndodhur disa ditë më parë, ku katër romë kanë sulmuar rëndë tre të rinj bullgarë.
Tre policë dhe gjashtë protestues janë plagosur gjatë protestave në qytetin jugor, Radnevo. Protestat janë zhvilluar pranë lagjes ku banojnë një numër i madh i komunitetit rom.
Protestuesit bullgarë thonë se krimi i bërë nga romët ka ngelur pa u ndëshkuar dhe se ata janë vënë shpesh në shënjestër nga agresorët romë.
“Ne do të protestojmë çdo ditë po të jet nevojë derisa gjërat të ndryshojnë. Nëse jo, do të marrim kontrollin në duart tona”, ka thënë për televizionin bullgar bTV , një protestues.
Të mërkurën në mbrëmje, disa nga demonstruesit çanë kordonin e forcave policore dhe u futën në lagjen rome duke qëlluar me gurë dhe shishe uji. Shumica banorëve të lagjes rome janë evakuar pas demonstratës që ndodhën një natë më parë. /m.g