Studentët protestojnë kundër zgjedhjeve në universitet, ironizojnë duke zhvilluar zgjedhje vetë
“Duam zgjidhje, jo zgjedhje” quhet protesta e zhvilluar sot nga Lëvizja “Për Universitetin”. Gjatë protestës u bënë thirrje për bojkot të zgjedhjeve që po zhvillohen sot në universitete.
Studentët kundërshtuan uljen e ndikimit të votës studentore nga 20 në 10%, parregullsitë në procesin zgjedhor dhe lidhjet e kandidatëve për postet universitare me politikën.
Gjatë protestës, aktivistët zhvilluan në mënyrë ironike një proces votimi.
/l.k./
“Votimi” i studentëve gjatë protestës/ Video: Historia Ime
FOTOGALERI NGA PROTESTA