Si u zëvendësua gjelbërimi me ndërtime; Tirana 1984 – 2016 në 4 foto satelitore
Këto pamje satelitore tregojnë ndryshimin e Tiranës nga viti 1984 deri në 2016. Ndryshimi është i dukshëm, fillimisht na paraqitet një qytet i vogël me hapësira të gjelbra që me kalimin e kohës ia lanë vendin pallateve.
Të dhënat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në 15 vitet e fundit Tiranës i janë shtuar 250 mijë banorë, duke e çuar numrin në 862,361, raporton Monitor.al.
Tirana në 1984
Një qytet i vogël, i populluar vetëm në qendër të tij. Zona e parkut të liqenit dhe ajo pranë malit të Dajtit janë thuajse të pa populluara. Në rrethinat e qytetit dallohen toka bujqësore dhe hapësira të gjelbra.
Tirana në periudhën 1994 – 2004
Në këtë foto dallohet qartë zgjerimi i shpejtë i qytetit. Parku i Liqenit ka filluar të rrethohet nga ndërtime të shumta dhe intensiteti i ndërtesave është shtuar edhe në zonat e banuara më parë. Krahasimi mes fotove që paraqesin këtë 10 – vjeçar na tregon edhe ndryshimin më të madh në zgjerimin e qytetit.
Tirana e vitit 2016
Rrethimi i Parku të Liqeni ka përfunduar, ajo çka ka mbetur tani është një hapësirë vogël e gjelbër e pushtuar në të gjitha anët nga ndërtimet. Dendësia e ndërtesave në qendër është aq e madhe sa nuk dallohet pothuajse asnjë hapësirë e gjelbër.
Ndërtesa të shumta kanë zaptuar edhe pjesën e Parkut të Dajtit dhe rrethina të tjera të qytetit.
Burimi: Monitor.al