Shqipëria në Europian, ditë historike për futbollin shqiptar
Fotoja pa koment, postuar në profilin e Shkëlzen Gashit në Facebook.
Skuadra shqiptare zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Armeni, ndeshjë që e fitoi me rezultatin 3-0.
Zyrtarisht Shqipëria kualifikohet për në Europian duke lënë Danimarkën në vend të tretë.
Një nisje mjaft e mirë e lojtarëve tanë, të cilët e gjetën golin e parë që në minutën e 9.
Pas një dalje të bukur në sulm ishte Basha që goditi, por reagoi portieri mik, i cili nuk arriti ta zotëronte topin.
Më pas, në tentativë për të larguar topin, mbrojtësi i vendasve Hovhannisyan e dërgon në portën e tij.
Në 45 minutat e dyta, Armenia u hodh përpara në kërkim të golit të munguar, ndërsa Shqipëria shfrytëzoi hapësirat e lënë mbrapa nga vendasit, duke shënuar edhe golin e tretë. Armando Sadiku vulosi gjithçka, duke shënuar në minutën e 76 pas topit të marrë nga Roshi.
Përfundimisht një fitore mëse e merituar për Shqipërinë e cila tashmë është një prej ekipeve që do të shkojnë në Francë një vit më pas, në finalet e Europianit të futbollit.
/k.p/