Rrëzimi i Germanwing/ Piloti Andreas Lubitz vuante nga depresioni i rëndë
Mediat gjermane shkruajnë se piloti që dyshohet se rrëzoi qëllimisht avionin e Germanwing A320 ka vuajtur nga depresioni i rëndë. Ai u diagnostifikua gjendje të rëndë depresive dhe ka marrë trajtim për një vit e gjysmë. Lubitz u trajtua në Bremen dhe Arizona në vitin 2008 dhe disa muaj pasi e ndërpreu trajtimin ai i kaloi të gjitha testet dhe u konsiderua i aftë për të fluturuar. Prejt vitit 2013 ai ka punuar si bashkëpilot.
Andreas jetonte në qytetin e Montabaur pranë Frankfurtit me prindërit e tij. Kishte dhe një shtëpi në Duseldorf dhe ishte person i shoqërueshëm. Lubitz i cili kishte punuar për Lufthansan si stjuardes gati një vit më parë se të pranohej si bashkëpilot në fluturim mund të jetë ngacmuar nga pilotët e tjerë pikërisht mbi pozicionin e tij të mëparshëm.
Mediat gjermane raportojnë se hetuesit kanë gjetur prova për probleme me shëndetin mendor në banesën e Lubitz Duseldorf. Më parë, një tjetër raport media citoi një zëdhënës të policisë që tha “një e dhënë shumë e rëndësishme për atë që ka ndodhur, ishte gjetur, por pa specifikuar se çfarë”.Policia megjithatë bëri të ditur se zbulimi nuk ishte një shënim për vetëvrasje.