Raporti i lumturisë në botë; Shqipëria e fundit në rajon
Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet më pak të lumtura në botë, sipas raportit të fundit të “Lumturisë”. Sipas World Happiness Report 2016, Shqipëria mban vendin e 109 në botë për lumturinë, me një përkeqësim prej 14 shkallësh nga viti i shkuar si dhe e rendtitur e fundit në rajon. Ndërsa vendi që vazhdon të kryesojë renditjen është Danimarka.
Nga 156 vende që marrin pjesë në studim, Shqipëria renditet e 109-ta, duke lënë pas vetëm shtete në të cilët ka konflikte të njohura. Krahasuar me rajonin, performancën më të mirë e ka sërish Kosova këtë vit, e renditur e 77 në botë, Serbia e 86-a, Mali i Zi i 87-i, Bosnja e 87-a dhe Maqedonia e 95-a.
Raporti i katërt i lumturisë në botë, gjeti gjithashtu se vendet më të lumtura janë ato që kanë më shumë barazi sociale.
Studimi kryhet nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe bazohet në analizat e PBB-së, mbështetjen sociale, perceptimin për korrupsionin dhe bujarinë. Ky raport rishikon kuptueshmërinë shkencore të matjes dhe shpjegimit subjektiv, të mirëqenies, suportit social dhe atij ekonomik.
5 vendet kryesuese të listës janë:
1.Danimarka
2. Zvicra
3. Islanda
4. Norvegjia
5. Finlanda
Disa nga gjetjet kryesore të Raportit të Lumturisë:
– Greqia është vendi me rënien më të madhe në raport me vitin paraardhës për shkak të problemeve të mëdha ekonomike dhe politike në të cilat ka kaluar.
– Të qenit prind është shumë më e vështirë për personat që jetojnë në vende me GDP të lartë për shkak të kostove të larta. Sidomos për prindërit e papunë.
– Lumturia dhe pabarazia është rritur në mënyrë të konsiderueshme në pothuajse të gjitha rajonet e botës, krahasuar me një vit më parë.
– 10-shja e vendeve të para për vitin 2016, është e njëjta me vitin 2015. /m.g