Pse Instagram dhe Facebook e censurojnë këtë foto?
Kjo foto është shkrepur në “Paradën e Krenarisë” në New York, dy ditë pasi Gjykata Supreme në SHBA vendosi se martesa është një e drejtë kushtetuese e çifteve të së njëjtes gjini.
Ditën tjetër mediat sociale Facebook dhe Instagram u solidarizuan me këtë duke krijuar aplikacione të ndryshme, i njëjti solidarizim erdhi dhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, përmes një numri të madh “hashtag”-esh dhe fotosh.
Shiheni mirë këtë foto, kjo tregon më shumë se kaq, ky imazh i një cift viktimash të kancerit, të cilat nuk ju nënshtruan sëmundjes të prek dhe të bën të mendosh, por njëkohësisht i jep dhe forcë luftës kundër tumorit më të përhapur tek femrat.
Autorja e fotos, Claudia Ferri tregon se Facebook dhe Instagram e kanë bllokuar këtë foto, me cilësimin ” e papërshtatshme dhe nxitëse e zemërimit publik”.
Ajo i është kundërpërgjigjur këtij bllokimi duke thënë se këto dy rrjete sociale kanë bllokuar një foto në kuadër të luftës kundër kancerit, dhe se nuk ka asgjë skandaloze në këtë imazh.