Protesta masive në Brazil kundër “kulturës së përdhunimit”
Pas ngjarjes së rëndë ku 33 burra përdhunuan një vajzë 16 vjeçare, mijëra gra kanë dalë në protesta kundër “kulturës së përdhunimit” në Brazil.
Më shumë se 5000 gra mbushën rrugët qendrore të Sao Paolos dhe Rio de Janeiro me pankarta ku shkruhej “Jemi gjakosur të gjithë” dhe “Nuk është faji i viktimës”.
Protestat në mbarë vendin erdhën një ditë pasi Senati miratoi një ligj për rritjen e dënimit për përdhunimin në grup si dhe kriminalizoi regjistrimet e përdhunimeve.
Videoja e përdhunimit e shpërndarë online, tregonte vajzën e zhveshur, e gjakosur dhe pa ndjenja, si edhe njërin nga përdhunuesit që mburret se e kanë lënë shtatëzënë. Ngjarja ka ngjallur mjaft indinjatë tek populli Brazilian. /m.g