Prishtinë 2015?!
Menjëherë pas mesnatës së ndërrimit të viteve Erleta Hoti ka postuar në profilin e saj në Facebook ku shikohet një person i armatosur i cili po “feston” Vitin e Ri sipas mënyrës së vet. Foton Hoti e shoqëron me komentin #Prishtina festive në vitin 2015… Fillimisht urova, tash po ngushëllohem me të gjithë ata që kuptohemi!” ndërsa sipas komentuesve kjo foto nuk është bërë në Prishtinë por në Pejë.