Policia kërkon këta të dy si autorë të masakrës. Fotot dhe identitetet
Policia franceze ka shpërndarë fotot dhe identitetin e dy personave për të cilët dyshon se janë autorët e masakrës të ndodhur sot në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdon”. Ata jane Sherif (Cherif) dhe Said Kouachi.
“Personat që shikoni në foto”, thotë Policia në Francë, “dyshohet të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm dhe janë objekt i një mandati kërkimi për atentatin e ndodhur në 7 janar ndaj gazetës Charlie Hebdon”. Njoftimi është bërë zyrtar në faqen e Policisë dhe është botuar tashmë nga të gjitha gazetat franceze.
Lexoni më shumë në Le Figaro: