Pesë arsye ndryshe, pse duhet bërë Shqipëria e Madhe
Posted On 15/05/2015
0
Portali zbavitës “Buzzfeed” ka postuar një artikull ku rendit pesë arsye përse duhet të krijohet Shqipëria e Madhe. Natyrisht, që nuk bëhet fare fjalë për aspekte politike. Kështu, mes tyre janë toleranca fetare, ushqimi dhe taksat e ulëta
- Pshime “falas”
Turistët mund të qëndrojnë në Shqipëri pa paguar mbi fjetjen, pasi tradita shqiptare e kërkon që kur dikush të troket në derë, atëherë ti duhet ta mirëpresësh dhe t’i sigurosh ushqim dhe vend për të fjetur. Kjo quhet mikpritje. - Parajsë taksash në Europë
Harrojini ishujt tropikalë që janë me mijëra kilometra larg. Nëse krijohet Shqipëria e Madhe, atëherë paralel me të krijohet edhe parajsa e taksave në Europë. Duke u mbështetur në sistemit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë aktualisht, i bie që taksa mbi fitimit të jetë vetëm 10 % (Aktualisht 15 % shënim redaksie). - Nuk ka McDonald’s dhe as Starbucks
Edhe pse Shqipëria është vend aleat i SHBA-ve, atje nuk ka kafene apo fast-foode të shtrenjta. Kështu, një saundiç të mirë mund ta marrësh për 1.5 euro, ndërsa një kafe super të mirë, për vetëm 1 euro. - Tolerancë fetare dhe dashuri për futbollin
Katër krerët e komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri parakaluan bashkë në marshin për “Charlie Hebdon” në Paris. Ata treguan se në Shqipëri ka tolerancë fetare. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman nuk do të thotë asgjë në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa je edhe tifoz i Milanit, Interit, Juventusit, Barcelonës, Realit, Bajernit, Arsenalit, Liveprulit, Mançesterit apo edhe Çelsit. - S’ka trafik automjetesh në autostrada
Shqipëria e Madhe do të ishte i pari vend i madh pa trafik në autostrada. Një nga autostradat më të shtrenjta në Europë është aty, gati për t’ju shërbyer juve – Rruga e Kombit./Dita
Buzzfeedmc donaldsrruga e kombitshqiperia e madhetoleranca fetaretoleranca fetare ne shqiperiturizmi shqiptar