Përfundon me gjakderdhje ndjekja tre ditore e terroristëve në Francë
7 janë deri tani viktimat e konfirmuara, 3 terroristët Vëllezërit Kouachi dhe pengmarrësi Amedy Coulibaly, i cili vrau të enjten policen bashkiake.
Seri shpërthimesh janë dëgjuar në dy ndërtesat e ndryshme ku mbaheshin pengjet nga terroristët, të cilët besohet se ishin pjese e se njejtes celulë.
Gjatë bisedimeve me negociatorët e policisë vëllezërit Kouachi thane se donin të vdisnin si martirë.
Ndërsa killeri tjetër, që mbante peng disa persona në një supermarket tha se do i vriste pengjet nëse nuk liheshin të lirë vëllezërit Kouachi.
Amedy Coulibaly, i dalë nga burgu vetëm dy muaj më parë kishte me vete edhe një bashkëpuntore femër, e cila është arratisur pas sulmit. Të paktën kështu dyshohet, pasi nuk është mes tre terroristëve të vdekur.
Në çastet e para të lirimit të pengjeve shihen të traumatizuar nga ajo çfare kane pare dhe duruar për orë të tëra.