Përcjellje elektorale
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se nuk do kandidojë më për kryetar të Bashkisë së Tiranës. I vendosur në betejën për t’u bërë kryeministër, Basha mbylli këto katër vite pa bërë akoma një bilanc.
Shpesh është thënë se projektet e mëdha që kishte ai për Tiranën, nuk u konkretizuan pasi mungoi vullneti i qeverisë. Njësoj si Rama kur ishte kryebashkiak me PD-në në pushtet, edhe ai u ankua se qeveria nuk e përkrahu.
Megjithatë po bëhet një dekadë që Tirana nuk po sheh projekte të mëdha, që do ndryshonin rrënjësisht jetesën e qindra mijëra njerëzve. /Mapo