Pedalim dhe peticion për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar
3 dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Kjo ditë është vendosur nga Kombet e Bashkuara që prej 1992-shit, për të nxitur ndërgjegjësimin dhe mobilizimin shoqërisë për çeshtjet kritike që kanë të bëjnë më përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri dhe zhvillim.
Tema e këtij viti është “Gjithëpërfshirja ka rëndësi: Aksesi dhe fuqizimi për njerëz të të gjitha aftësive”.
Në Tiranë, Ecovolis, Shoqata “Ndihmoni Jetën” dhe Fondacioni Doën Syndrome Albania, kanë pedaluar sot për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Në pedalimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kanë marrë pjesë PAK, familjarë, vullnetarë e dashamirës të biçikletës. Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë personat me Aftësi të Kufizuara për të jetuar një jetë me dinjitet dhe gjithëpërfshirje në shoqërinë shqiptare.
Përveç pedalimit, aktivistët kanë dorëzuar në bashki një peticion me kërkesat imediate që personat me aftësi të kufizuara kanë në qytetin e Tiranës.
Afërdita Seiti, drejtore e shoqatës “Ndihmoni jetën”, u shpreh se “ne kemi bërë një organizim të tillë sepse kërkojmë që institucionet shtetërore të marrin përgjëgjesite e tyre. Bashkisë së Tiranës i kemi bërë kërkesë për të marrë përsipër detyrimet e saj ligjore për të realizuar shërbimet për këtë kategori”.
/m.g