Pazari i Krujës apo tregu i “Medresesë”?
400 vite më parë Pazari i Krujës kishte rreth 150 dyqane ku zejtarë e zanatçinj përpunonin bakrin, gurin e qeramikën dhe endnin në tezgjah. Sot kjo traditë po shuhet, duke u zëvendësuar me prodhime serie që vijnë nga Kina apo Turqia.
Kur i pyet tregtarët përse kanë zgjedhur të shesin këto produkte përgjigja është thuajse e njëjtë: “Kështu e do tregu, janë më të lira e shitën më shumë”.
Në Pazarin e Krujës fatkeqësisht gjen të njëjtat suvenire që gjenden në të gjithë Shqipërinë. Veç statujave të Skënderbeut e pamjeve të Krujës, mund të blesh magnete të vogla e madje dhe piktura me pamje të Beratit, Sarandës, Vlorës e Gjirokastrës. Ashtu si në secilin prej këtyre qyteteve gjen suvenire të Krujës.
Në shumë nga dyqanet punimi i tezgjahut është zëvendësuar nga bluzat dhe kapelet e stampuara, gdhendja e drurit me kukullat ruse ”matrioshka”, punimet e metalit me varëse e byzylykë të lirë serie dhe qeramika me gota të stampuara me fytyra diktatorësh apo ish- kryeministrash.
FOTOGALERI:
/l.k./