Parulla në Tiranë: “Ju s’keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne”
“Ju s’keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne”, “Solidaritet me Kukësin”, “Poshtë shteti policor”, “Demokracia ndodhet në rrugë”, “Kur dhuna bëhet ligj, liria është afër”, janë disa nga parullat e shkruara në muret e Tiranës nga aktivistët e Organizatës Politike një ditë më parë.
Në njoftimin që shoqëron këto fotografi thuhet se parullat janë shenjë solidariteti ndaj protestës së qytetarëve të Kukësit.
Reagimi i plotë i Organizatës Politike:
“Në solidaritet me protestuesit e djeshëm në Kalimash, e veçanërisht me qytetarët e Kukësit ndaj të cilëve represioni policor është më i madh, aktivistët e Organizatës Politike kanë shkruar këto parrulla në muret e Tiranës. Ju bëjmë thirrje mbështetësve e simpatizantëve tanë, si dhe gjithë qytetarëve, që të solidarizohen në një mënyrë a në një tjetër me protestën e drejtë, kundër shtypjes ekonomike dhe policore!”
https://www.facebook.com/orgpol/posts/1553317234793790
/l.k./