Nevojitet nje kurs i gjuhes shqipe per punonjesit e ministrise
Shqiptariiitalisë.com solli sot në vëmendje një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku përmblidhen risitë e dokumenteve të reja të identifikimit që do të lëshohen nga 1 janari 2015.
Në krye të skedës shkruhet “Dokumentat biometrik shqiptar 2015”. Nëse këtë do ta kish shkruar një fëmijë i shkollës fillore, shkruan Shqiptariiitalisë, mësuesja do t’i tërhiqte veshin, sepse në gjuhën shqipe duhet shkruar: “Dokumentet biometrike shqiptare 2015”. Por nga ç’duket, punonjësi i ministrisë që ka përpiluar skedën as që e di këtë gjë dhe përsërit të njëjtin gabim.