Në ujin e akullt për të kapur i pari Kryqin!
Cdo vit, në datën 6 janar besimtarët ortodoksë festojnë ditën e kryqit (që në fakt është dita që përkujton pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori). Eshtë e habitshme të shikosh se në qytetin e Pogradecit edhe pse temperaturat e këtyre ditëve kanë qënë aq të ulta sa edhe liqeni ka ngrirë, ka gjithmonë të rinj që sfidojnë këto temperatura dhe hidhen, sic mund të shikoni dhe në këto foto që ka shpërndarë Bashkia e qytetit, në liqen për të kapur kryqin. (Klikoni mbi njërën nga fotot për të hyrë në galerinë e fotove)