Ndotja në lumin Shkumbin – Konkursi i Fotografisë “Historia Ime”
Historia Ime ka hapur thirrjen e gjashtë për Konkursin e Fotografisë. Arlis Alikaj nga qyteti i Librazhdit merr pjesë me punimin e tij për ndotjen në lumin Shkumbin.
Përshkrimi i fotografisë:
Lumi Shkumbin është një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri sipas ambientalistëve. Por më shumë se kushdo këtë e vuajnë banorët e Librazhdit që për ta, lumi është vetë jeta. Ky fotoreportazh synon të nxisë kthimin e vëmendjes ndaj ndotjes që po i bëhet Shkumbinit si një apel për autoritetet dhe sensibilizim për mirëmbajtje qytetare të lumit ku jemi rritur.
Emër: Arlis
Mbiemër: Alikaj
Qyteti: Librazhd
Titulli: Stop ndotjes së lumit Shkumbin!
Konkursi i Fotografisë do të qëndrojë i hapur deri më datë 30 nëntor 2017. Kliko këtu për të mësuar më shumë si mund të bëhesh pjesë! /m.g/