Ndërron jetë dy muaj më parë, ministri Beqja e pyet për cilësinë e shërbimit në QSUT
Mesazhet automatike të nisura qytetarëve për të mësuar shërbimin në QSUT, këtë herë janë kthyer në një skandal.
Fotografi Felix Bilani ka postuar në profilin e tij në Facebook një sms të ardhur në emër të ministrit Ilir Beqja ku thuhet:
“I/e nderuar S.., unë jam Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në 02/03/2016 ju keni vizituar QSUT. Ju lutem përgjigjuni me sms falas në këtë numër duke vlerësuar cilësinë e shërbimit që morët. Ju faleminderit!”.
Personit të cilit i është dërguar ky mesazh automatik është e ëma e fotografit që ka ndërruar jetë dy muaj e gjysmë më parë. Padiskutim një gjest që do të irritonte këdo që të ishte në vend të fotografit. Ai ka reaguar në rrjetin social i indinjuar për mesazhin dhe nuk ka harruar as t’i kthejë përgjigje për shërbimin në QSUT.
“Papërgjeshmëria e Ilir Beqës në këto lloj dacibaosh është e frikshme ……..e para Nëna ime ka 2 muaj e gjysmë që ka ndërruar jetë. Dhe këtu ku ka ardhur ky mesazh është numri im dhe unë quhem Felix Bilani. Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë me tepër”.
Ai i ka pyetur se ku e kanë marrë këtë numër, duke qenë se nëna e tij e ndjerë kishte qenë në momentet e fundit në këtë datë, ndërsa përgjigja që i vjen është “Faleminderit për përgjigjen tuaj!”.
Lexoni shkrimin e plotë të fotografit Felix Bani:
“Papërgjeshmëria e Ilir Beqës në këto lloj dacibaosh është e frikshme ……..e para Nëna ime ka 2 muaj e gjysmë që ka ndërruar jetë. Dhe këtu ku ka ardhur ky mesazh është numri im dhe unë quhem Felix Bilani. Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë me tepër”. Por meqë je çun trendy po të them nja dy gjëra për shërbimin tënd…..
- Urgjenca e Tiranës është 0 ndërsa mjekët janë asa…
- Nje drejtoreshë që u thotë kirurgëve në mbledhje që “edhe une po te lexoj operoj tregon sa i përgjegjshëm je.
- Në qendrën që ti e quan spitalore akoma përdoret analgine gjë që është e ndaluar në pothuajse të gjitha vendet e botës
- Ilaçcet që ti tenderon janë të dhjera sepse nuk bejnë asnjë efekt
- Veç termit “Kabul” QSUT nuk ka emër tjetër
- Mjekët paguajnë çdo ditë parkimin që ti ke dhënë me koncesion
- Në sallat e operacionit nuk ke as penj dhe as kapëse për të mbyllur plagët dhe kur ne i blejmë vetë histerizmi i njerëzve që ti ke vënë aty e quan korrupsion.
Tani nja dy fjalë të thjeshta ……meqë një gafë e tillë për mua është skandal …..tani nëse nuk e ke harruar, ti e di që unë kam një karrierë goxha të mirë në media edhe pse nuk punoj më në to. Por të premtoj që do kthehem dhe do merrem vetëm me QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë, të premtoj.
/m.g./