Ndalohet prerja e pyjeve për 10 vitet e ardhshme
Është prezantuar sot moratoriumi 10-vjeçar për pyjet. Keqadministrimi i hapësirave pyjore për më shumë se dy dekada, ka ulur çdo vit dhe më shumë sipërfaqjen e pyjëzuar në vendin tonë. Vetëm në periudhën 2007 – 2013, janë shkatërruar 216 mijë hektarë pyje.
Për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi dhe për të rijetëzuar hapësirat boshe, do të ndalohet për 10 vitet e ardhshme shfrytëzimi i pyjeve. Në të gjitha akset kryesore ku transportohet lënda drusore, do të vendosen kamera, me qëllim transparencën dhe parandalimin e vënies së zjarreve të qëllimshme.
Gjatë prezantimit të moratoriumit, Kryeministri Edi Rama, ka fajësuar shkatërrimin e pyjeve, shtretërve të lumenjve, shkatërrimiin e argjinaturave e kanaleve kulluese si shkakëtarë të përmbytjeve të përvitshme në Shqipëri. Duke thënë se “nevojiten masa radikale, pa asnjë tolerancë për të frenuar degradimin e mëtejshëm të këtij sektori”.
Sipas ligjit të ri të Pyjeve, administrimi i pyjeve do t’i kalojë në masën 100% organeve të qeverisjes vendore, por do të monitorohet nga Inspektoriati i Mjedisit.
/m.g