Ministria Suedeze mban veshur një fanellë në parlamentin suedez në mbështetje të futbollistit
Ministria e Çështjeve Sociale, Annika Strandhäll, kishte veshur dje në parlamentin suedez një fanellë futbolli në mbështetje të futbollistit Jimmy Durmaz, i cili u bë pre e abuzimeve dhe kërcënimeve racore në mediat sociale pasi faulli i tij çoi në golin e fundit të Gjermanisë në Kupën e Botës.
Durmaz ka lindur në Suedi por prindërit e tij janë asirianë që emigruan nga Turqia.
Strandhäll tha: ” Të qenit të zemëruar dhe të mërzitur është plotësisht e kuptueshme. Por që kjo të shndërrohet në fyerje racore dhe urrejtje ndaj një lojtari të vetëm është e pajustifikueshme. “/M.B
Burimi: The Guardian