Lonely Planet: Ishulli “fantazmë” i Sazanit, hapet për turistët
Ishulli i Sazanit këtë verë do të kthehet në një desinacion të ri për turistët. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”.
“Kuriozitet i madh në faqet ndërkombëtare të turizmit për projektin tonë të çeljes së ishullit të Sazanit për Turistët”, citohet në mesazhin e Ramës, i cili nuk e ka fshehur aspak entuziazmin, ndërsa ka postuar dhe një nga faqet që merret me promovimin e turizmit, Lonely Planet.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka njoftuar se ishulli “fantazmë” i Sazanit do të hapet për turistat këtë verë. Ishulli që teknikisht vazhdon të jetë bazë ushtarake, është i rrethuar nga 3600 bunkerë dhe shumë tunele që nga koha e diktaturës komuniste” – shkruan Lonely Planet.
Kjo faqe i ka kushtuar një lajm special idesë për hapjen e ishullit të Sazanit për publikun. Lonely Planet citon drejtorin e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron tare, i cili ka treguar se për Sazanin janë ofruar edhe investitorë nga Las Vegasi, që donin që ishulli të kthehej në një vend për kaziono luksoze, por kjo ide është hedhur poshtë nga qeveria shqiptare.
Projekti tashmë i hedhur në letër bën fjalë për një qendër të rëndësishme turistike të bazuar në pasurinë historike dhe natyrore të këtij ishulli.
“Ishulli i Sazanit është i vendosur në ngushticën e Otrantos, në jug të Shqipërisë, ku detet Jon dhe Adriatik bashkohen. Ajo është ende teknikisht një bazë ushtarake, e cila shërben për strehimin e patrullave detare. Ajo ka rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, e ndërtuar për sulme bërthamore, gjatë diktaturës komuniste. Ishulli i Sazanit ka një biodiversitet të rëndësishëm.
Në Sazan ka dhe ndërtesa të braktisura, të cilat shërbenin për strehimin e 3000 mijë trupave ushtarakë si dhe një shkollë për fëmijët e tyre. Në Sazan mund të shkohet me një motoskaf, vetëm për gjysmë ore nga Vlora, ndërsa projekti që pritet të vihet në zbatim për një anije me linjë të përditshme është planifikuar të nis në qershor”, përfundon përshkrimin faqja ndërkombëtare e promovimit të turizmit”, citon Lonely Planet. /Tema