“Ky është problem i ngatërruar” thotë polici… (FOTO)
Nga E. Mara, fotot L.K.
Zënia e sipërfaqes rrugore pa miratimin përkatës qoftë kjo edhe e hapësirës për parkim është një veprim i ndaluar nga Kodi Rrugor e që dënohet me gjobë (nga 25 mijë deri në 100 mijë lek, sipas Nenit 20, Pika 4 e Kodit Rrugor).
Në fotot e “Historia Ime” që po publikojmë duket qartë se si parkimet në zonat mes pallatave janë zënë në mënyrë të paligjshme. Asnjë prej banorëve që ka vendosur nga një ndalesë me dryn nuk ka ndonjë leje të posaçme e nuk paguan ndonjë taksë për këtë veprim të paligjshëm.
Hapësira publike është një nocion si artitekturor apo social e kulturor, ashtu edhe ligjor tashmë.
Pasi u bënë këto foto u njoftua Policia Rrugore për të sqaruar situatën e sigurisht, edhe për të gjetur një zgjidhje. Përgjigja absurde e një efektivi të policisë që erdhi në vendngjarje ishte se nuk dinte të thoshte qartë nëse ky ishte një problem i Policisë Rrugore apo i Policisë Bashkiake.
“Eshtë problem i ngatërruar”, i doli kjo fjali nga goja policit në fjalë.
Në fakt, problemi nuk është fare i ngatërruar: mjafton të kesh vullnet për ti hequr njëherë e mirë nga hapësira publike këto pengesa me dryn e mjafton të gjobitësh autorët e tyre. Kjo jo vetëm që nuk është punë e ngatërruar, por është puna më e lehtë që me siguri zgjidh pastaj edhe shumë konflikte mes banorëve e për rrjedhojë ndihmon në mbajtjen e rendit publik.
Më poshtë galeria e fotove në një hapësirë publike mes rrugës “Mine Peza” dhe Unazës./k.p/
- Zënia e sipërfaqes publike është një veprim i ndaluar
- Duket qartë se si parkimet në zonat mes pallatave janë zënë në mënyrë të paligjshme
- Asnjë prej banorëve që ka vendosur dryn nuk ka leje e nuk paguan ndonjë taksë
- Polici nuk dinte nëse ky ishte një problem i Policisë Rrugore apo asaj Bashkiake
- “Eshtë problem i ngatërruar”, tha polici…
- Në fakt, problemi nuk është fare i ngatërruar…
- Mjafton të hiqen pengesat dhe të gjobiten autorët