Kur të mendoni për emigrantët që vijnë në Europë, mendoni për këtë imazh
Kjo foto është kapur nga fotografi Daniel Etter dhe përshkruan emocionet e një emigranti sirian duke përqafuar fëmijët e tij, pasi kanë mbërritur në ishullin Kos të Greqisë.
Ai dhe familja e tij kishin udhëtuar në një varkë të vogël që mbante rreth 15 burra, gra dhe fëmijë. Emigranti sirian i fotografuar ka thënë për Spiegel Online se ndiente si kurrë më parë gëzim se ia kishin dalë mbanë dhe dashuri për familjen, në momentin që kuptuan se mbërritën gjallë në tokë.
Ky imazh ka provokuar një reagim emocional te mijëra njerëz në internet dhe përdorues të mediave sociale e kanë shpërndarë për t’iu “kundërvënë” perceptimit të njerëzve për emigrantët.