Konkursi i Fotografisë – Tirana Zemër akull
Ergi Zaloshnja nga Tirana, merr pjesë në konkursin e fotografisë me një cikël fotografish të titulluara “Tirana zemër akull”. Ai thotë për Historia Ime se prej vitesh ndeshet me familjen e pastrehë që fle çdo natë përballë Bankës së Shqipërisë.
“Të bën të ndihesh pjesë e fatkeqësisë së tyre çdo natë. Por njerëz të pastrehë sheh pothuajse në çdo cep të kryeqytetit dhe nuk duhet të harrojmë se në këto net të acarta dimri kur ne jemi në shtëpinë tonë të ngrohtë duke ëndërruar për të blerë një celular, pallto a makinë të re, disa të tjerë atje jashtë e ngrysin dhe e gdhijnë ditën bashkë me të ftohtin që duket se ua ka ngrirë edhe ëndrrat”.
Konkursi i Fotografisë “Historia Ime” do të qëndrojë i hapur deri në 20 dhjetor të këtij viti. Çmimi i parë do të shpërblehet me 100 euro. Për të mësuar si mund të bëheni pjesë, lexoni këtu. /m.g/
Emër: Ergi
Mbiemër: Zaloshnja
Qyteti: Tiranë
Titulli i fotos: Tirana zemërakull!