Konkursi i Fotografisë – “Një shqiptar i mirë”
Vazhdon të jetë i hapur Konkursi i Fotografisë “Historia Ime”. Kristi Myrta nga Elbasani, merr pjesë me fotografinë e tij “Një shqiptar i mirë!”.
Ai thotë se duhet të jemi sa më human me njeri-tjetrin, pasi gjithsecili ka nevojë. “Është mirë të kujtojmë se të gjithë ne mund të bëjmë ndryshime pozitive duke nisur nga vetja, të gjithë ne mund të ndihmojmë, të gjithë ne mund të mbështesim. Secili nga ne ka nevojë për dashuri!”.
Konkursi i Fotografisë “Historia Ime” do të qëndrojë i hapur deri në 20 dhjetor të këtij viti. Për të qenë pjesë e tij lexoni më shumë këtu.
Emri: Kristi
Mbiemri: Myrta
Qyteti: Elbasan
Titulli i fotos: Një shqiptar i mirë!