Konkursi i fotografisë “Historia Ime” – Smogu mbi Tiranë
Një nga tematikat që i është dhënë prioritet në këtë Konkurs Fotografie është ndotja e mjedisit dhe ndikimeve të tjera nga dora e njeriut. Genti Mile, merr pjesë në këtë konkurs me dy fotografi, njëra e relizuar në Lanabregas dhe tjetra në Langaricë, Përmet.
Vendndodhja: Lanabregas, Tiranë
Titulli: Smogu mbi Tiranë
Përshkrimi i fotografisë:
Fotografi e bërë rreth orës 11:00 të mëngjesit nga lartësia e rrugës së Dajtit mbi Lanabregas. Ajo që bie në sy është brezi prej pluhuri, tym makinash dhe kontrasti kodër-gjelbërim me qytet-smog.
Qyteti: Bënjë, Langaricë, Përmet
Titulli: Invazioni i inerteve ndërtimore
Përshkrimi i fotografisë:
Foto e realizuar në qershor 2015 në shtratin e lumit të Langaricës. Shtrati i lumit ishte mbushur me inerte nga gërmimet dhe punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Langaricës. Pjesa më e madhe e rrapeve të vegjël në shtratin e lumit janë mbuluar me inerte dhe vetëm disa kanë shpëtuar nga invazioni.