Konkursi i fotografisë “Historia Ime” – “A ka zë varfëria?”
Pranvera Berati merr pjesë në konkursin e fotografisë “Historia Ime” me një foto të titulluar “A ka zë varfëria”.
“Duke ecur rrugëve të qytetit sytë ndalen pikërisht aty ku varfëria ulet këmbëkryq, zgjat dorën dhe kërkon disa qindarka. Është një zonjë, që ne rëndomtë e quajmë lypëse. Ajo që më tërheq vëmendjen dhe më bën të kthehem sërish është e qara e fëmijës disamuajsh. A do të përçojë në veshët e dikujt e qara e saj?”, tha për Historia Ime, Pranvera Berati.
Konkursi i Fotografisë “Historia Ime” do të qendrojë i hapur deri më datë 20 gusht 2017. Kliko këtu për të mësuar si mund të marrësh pjesë!
