Ja si e feston Shtëpia e Bardhë legalizimin përfundimtar të martesave gej
“Vendi ynë sot, është një vend pak më i përsosur”, tha nga kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Barack Obama duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për të legalizuar martesat gej në të gjitha shtetet e SHBA, pra në nivel federal.
Pas këtij fjalimi faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Facebook bëri një veprim që mori qindra mijëra pëlqime: vuri këtë foto si foto të profilit. Mes atyre që e pëlqejnë foton është dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckenberg.
Për të lexuar se cfarë ndodhi sot në Gjykatën Supreme dhe se pse kjo është një ditë historike lexoni KETU