Islanda kërkon dorëheqjen e Kryeministrit pas skandalit të “Panama Papers”
Mijëra njerëz kanë protestuar në Islandë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit pas zbulimeve të “Panama Papers”. Turmat të mbledhura në sheshin përpara parlamentit në Rejkjavik, kanë bërë thirrje për kryeministrin Sigmundur David Gunnlaugsson të japë dorëheqjen.
“Panama Papers” zbuloi se kryeministri i Islandës së bashku me gruan e tijë kanë blerë një kompani në Virgin Islands në vitin 2007. Por edhe pas akuzave se ai fsheh miliona dollar investiome jashtë vendit, kryeministri islandez ka kundërshtuar thirrjet për të dhënë dorëheqjen. 41-vjeçari ka thënë në parlament se nuk do të japë dorëheqjen për shkak të kësaj çeshtjeje.
Sipas policisë islandeze, këto janë protestat me numër më të madh protestuesish që prej vitit 2009, kur u rrëzua qeveria e djathtë për shkak se e e futi vendin në një kolaps bankar. /m.g