Infografik/ Nëse je i varfër dhe jeton në Shqipëri mbetesh përjetësisht i pastrehë
Në këtë paraqitje të thjeshtuar të numrit të familjeve të pastreha dhe financimit të papërfillshëm nga buxheti i shtetit për to, del në pah problematika e cila ndërthur varfërinë, përjashtimin social dhe pamundësinë për t’u zhvilluar.
Mungesa e strehës apo streha e pasigurt në kushtet e varfërisë kthehet në kërcënuesin kryesor të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale.
Kjo fushatë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë synon nxitjen e reflektimit të qeverisë dhe parlamentit lidhur me nivelin shumë të ulët të financimit për strehimin social.
Ky fondacion i fton të gjithë lexuesit që përveç leximit të info-grafikut të shqyrtojnë edhe analizën e plotë të financimit të strehimit e cila i është dërguar gjithashtu institucioneve përgjegjëse, të cilën mund ta gjeni duke klikuar këtu .
DISA NGA PROBLEMATIKAT E PARAQITURA NE INFOGRAFIK:
- Thuajse vetëm një në 7 aplikantë ka përfituar nga programet e strehimit social gjatë periudhës 2005 – 2014.
- Megjithatë buxheti i shtetit për “Programin e Planifikimit Urban dhe Strehimit” planifikohet të ulet në masën 49% gjatë periudhës 2014 – 2018.
- Madje në këtë program, strehimi merr vetëm ¼ e buxhetit, paratë e tjera shkojnë për veprimtari që lidhen me zhvillimin urban, legalizime etj.
/l.k./