Importi i plehrave shoqërohet me gjoba dhe arrestime për të vetmin grup që riciklon
Amarildo dhe Shpresa janë një çift rom që prej vitesh jeton duke mbledhur mbeturina nga koshat për t’i dërguar ato më pas në fabrikat e riciklimit kundrejt një pagese që shërben sa për të mbajtur frymen gjallë. Ata kanë thënë për “27.al” se ka ditë që policia nuk i lejon të punojnë e madje një javë më parë i ka vënë një gjobë prej 30 mijë lekësh.

Nje djale dhe nje vajze rome, duke mbledhur mbeturina ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik.
Vetëm në kryeqytet mendohet të jenë rreth 3500 persona, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian që e sigurojnë jetesën duke mbledhur mbeturina për riciklim. Por me miratimin e ligjit të ri për importin e mbetjeve ata do e kenë të pamundur të punojnë. Ligji i ri, bashkë me importin e mbetjeve nga jashtë supozohet se do të inkurajojë edhe ndarjen në burim, por nuk dihet sa e lehtë do të jetë kjo, në situatën kur asnjë bashki nuk ka eksperiencë në ndarjen e diferencuar të mbetjeve.
I vetmi aksion i ndërmarrë deri tani është shtimi i kontrolleve, gjobitjes dhe ndalimit ndaj të vetmit grup që ndihmon në riciklimin e mbeturinave, pikërisht kolektorëve të vegjël.
Pra deri tani jemi në fazën kur duam të lejojmë importin e plehrave nga jashtë dhe gjobisim dhe arrestojmë ata që riciklojnë. Shto më tej dhe mungesën e interesit që mund të ketë industria ricikluese për inkurajimin e ndarjes së mbetjeve në Shqipëri kur të lejohet ta blejë nga jashtë lëndën e parë.

Nje djale dhe nje vajze rome, duke mbledhur mbeturina ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik.
/l.k./