Historia Ime shpall fituesin e Konkursit të Fotografisë
Historia Ime shpall fituesin e Konkursit të Fotografisë për vitin 2016. Ergi Zaloshnja është fituesi i edicionit të katërt të konkursit që ka për qëllim të nxisë aktivizmin e të paraqesë fotografi me tematika sociale dhe histori njerëzore.
Në këtë edicion ka pasur një numër të madh pjesëmarrësish nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Presheva etj.
Ergi Zaloshnja është fitues i çmimit të parë, që vlerësohet me 100 euro, për setin me fotografi të titulluar “Tirana zmër akull”.
“Të bën të ndihesh pjesë e fatkeqësisë së tyre çdo natë. Por njerëz të pastrehë sheh pothuajse në çdo cep të kryeqytetit dhe nuk duhet të harrojmë se në këto net të acarta dimri kur ne jemi në shtëpinë tonë të ngrohtë duke ëndërruar për të blerë një celular, pallto a makinë të re, disa të tjerë atje jashtë e ngrysin dhe e gdhijnë ditën bashkë me të ftohtin që duket se ua ka ngrirë edhe ëndrrat”, thotë ai në përshkrimin që shoqëron fotografitë.
Ky set fotografish u vlerësua për pasqyrimin e qartë të një prej problemeve që mbetet i pazgjidhur prej shumë vitesh në Tiranë.