Hapet bunkeri antiberthamor i ndertuar nga regjimi i Hoxhes(FOTO)
Është përuruar sot një bunker antibërthamor në zonën e Shish-Tufinës i cili është ndërtuar nga regjimi i Hoxhës për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme. Bunkeri do të strehonte udhëheqjen e asokohe dhe një sërë funksionarësh.
Hapja e bunkerit është ideuar të funksionojë si një muze nën emërtimin “Bunk’Art”. Si i tillë ai do të qëndrojë i hapur deri në fund të dhjetorit duke ekspozuar mjetet dhe brendësinë e tunelit i cili përmban mbi 100 dhoma.
Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/bunkeri-anti-b-rthamor-i-enver-hoxh-s-rama-do-hapim-dosjet-254297.html