Fotolajm: Patriarkalizmi në Shqipërinë e vitit 2017
Kjo foto e kapur në zonën e Dajtit, vetëm 7 kilometra larg qendrës së Tiranës na kujton edhe njëherë situatën e gruas shqiptare në zonat rurale. Një grua e lidhur në kurriz me katër thasë shtroje për bagëtinë, udhëhiqet nga bashkëshorti i saj teksa kthehen për në shtëpi në 18 prill 2017.
Autorja e fotografisë, Loreta Cuka e cilëson këtë si një skenat më të zakonshme të pabarazisë gjinore në zonat periferike, pamje të tilla vazhdojnë të ilustrojnë punën e papaguar të grave në Shqipëri.
Foto: Loreta Cuka