FOTO/ VIDEO/ Spitalet publike në Tiranë, njëri nën ujë e tjetri pa ujë
Shirat e djeshëm që përmbytën shumë zona të Tiranës nuk kanë kursyer as spitalet publike.
Dy spitalet e Tiranës, Spitali Universitar i Traumës (ish- Spitali Ushtarak), dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”në vend që të jenë të disponueshëm në raste përmbytjesh, janë njëri nën ujë e tjetri pa ujë.
Këto foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se në QSUT situata është kaotike, të sëmurët nuk mund të operohen sepse mungon uji. Në spitalin Nënë Tereza veç ujit mungojnë dhe ngjitëset, kjo i ka detyruar infermieret të përdorin etiketat e serumeve dhe të çmimeve.
Këto pamje vijnë nga ish- Spitali Ushtarak ku duket qartë uji që rrjedh nga shkallëte katit të dytë, aty ku janë dhomat e pacientëve, ndërsa korridori është i mbushur me ujë.
/l.k./