FOTO/ Studentët kyçin ministrinë e Arsimit: Ministrja “Non Grata” në Universitet
Studentët e Universitetit të Tiranës i janë përgjigjur po me letër publike ministres së Arsimit Lindita Nikolla për reformën e arsimit të lartë.
Të rinjtë thonë se ministria gënjen kur thotë se tarifat nuk rriten për ata që janë në universitet por për ata që nisin studimet në 2017, ndërsa studentët para ministrisë thonë se tarifat janë rritur aktualisht me 20%.
Me karkikatura, me pankarta dhe me simbolikën e një ministrie të kyçur “Mbyllur! jemi në kafene me disa biznesmenë” studentët protestuan para godinës së ministrisë.
“Rritja e tarifave është realitet i përvitshëm dhekëtë vit u rritën me 20%. Ministrja Nikolla thotë se kjo reformë do u japë të drejtë studentëve brenda Universitetit por është një tjetër gëshjetër ulëritëse. Të drejtat që jep ministrja është për të marrë borxhe dhe për të gënjyer” u shpreh një protestuese.
Studentët shpallën “non grata” ministren Nikolla dhe zv ministrin Mazniku dhe thonë se do të bëjë rezistencë nëse ata do të shkojnë pranë ambienteve të uninversiteve publike.
“Ministrja Nikolla dhe zv/ministri shpallen persona të padëshirueshëm dhe “Non Grata” brenda mjediseve të Universitetit. Për mungesë informimi, dezinformim publik, shpërfillje të zërit studentor” tha ajo.
Studentët paralajmëruan protestë të mërkurën në orën 10,45 nga korpsusi universitar drejt kryeministrisë për të kërkuar mos kalimin e ligjit të arsimit të lartë në komsionet parlamentare.
Ministrja Nikolla nuk ishte sot në ministri pasi ndodhej në një konferencë në Prishtinë.