FOTO/ Shihini si ju vjedhin pikat e karburantit
Dhjetëra pika karburanti në Shqipëri janë gjobitur për shkak se abuzojnë me sasinë e naftës apo benzinës që u shesin qytetarëve. Kundër kësaj vjedhjeje të përditshme qeveria Rama paralajmëroi një aksion pak javë më parë, të ngjashëm me atë kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Pika të ndryshme karburanti vijojnë të vjedhin hapur. Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, një faqe në Facebook që denoncon abuzime në fusha të ndryshme, publikoi një rast flagrant. Një qytetar që ka furnizuar një Renault Scenic ka paguar 12 mijë lekë të reja për 64 litër naftë. Por makina të tilla mund të marrin vetëm 60 litra karburant.
Krahas faturës, është postuar edhe një tabelë që tregon kapacitetin e të tilla automjeteve, të të gjitha vit –prodhimeve. Këto dy foto dëshmojnë se si për një furnizim të plotë të makinës, kjo pikë karburanti ka vjedhur plot 4 litra naftë.