FOTO/ Reshjet e dendura të shiut, përmbyten disa lagje të Tiranës
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dalje të lumit të Lanës nga shtrati, në Tiranë.
Disa lagje në Tiranë janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar fryrjen e lumit Lana, i cili ka dalë nga shtrati. Përmbytje ka në lagjet ‘Irfan Tomini’, në Kombinat, në Shkozë, në Laprakë dhe në disa zona të tjera.
Në vendin e quajtur Fabrika e Tullave, rruga “Mersin Mema” në Laprakë, uji ka nisur të hyjë në shtëpitë e banorëve.
- Përmbytjet në zonën e Laprakës
- Përmbytjet në zonën e Laprakës
Katër 4 familje janë evakuuar për shkak se banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërkohë që në gjendje gatishmërie është edhe ushtria për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
Nga vërshimi i ujërave janë përmbytur katet e para të disa bizneseve në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që nuk ka asnjë person të rrezikuar.
/l.k./