Foto- reportazh/ Gomonet e refugjatëve shndërrohen në çanta shpine
Dy vullnetare holandeze po i kthejnë gomonet e refugjatëve në çanta shpine, për migrantët e izoluar në ishullin grek Lesbos të Greqisë.

Një barkë me migrantë duke iu afruar ishullit grek të Lesbosit.Përveç numrit të madh të njerëzve, Lesbos po përpiqet që të përballet edhe me gomat e gomoneve të shkatërruara.

2. Anijet e gomës dhe jelekët e shpëtimit shkatërrohen kur refugjatët arrijnë në ishull, mbetje të tyre mund të gjenden gjithkund njëpër plazh.

3.Në kampin e refugjatëve në Moria, materiali i mbledhur nga anijet e gomës është prerë me përmasa të caktuara. Lesbos mund të jetë fundi i rrugës për disa prej emigrantëve në kamp, por dy vajza të reja holandeze kanë dalë me një ide për të ricikluar mbetjet e kësaj krize dhe për t’i inspiruar migrantët e rinj

4.Fillimisht, një vullnetar tregon se si përdoret ky material. Kjo ishte hera e parë për shumicën e emigrantëve të rinj që punojnë me mjete e materiale të tilla.

5.Raida Matar, 13 vjeçare, një refugjate nga Iraku, ishte e impresionuar nga fuqia e krijueses holandeze, Floor Nagler, 24 vjeçare.

6.Floor, një studente 24 vjeçare është udhëheqëse e punëtorisë që i mëson emigrantët se si t’i punojnë këto çanta nga materiali i barkave. Këtë projekt ajo po e realizon bashkë me shoqen e saj, Didi Aaslund.

7.Floor i udhëzon emigrantët se si t’i punojnë këto çanta.

8.Didi Aaslund, një vullnetare holandeze, ka ndihmuar me dizajnin e çantave. Bashkë me Floor, ajo e udhëheqë këtë projekt, si dhe trajnimet. Ajo po i tregon rripat e krijuar nga materiali i huazuar i gomoneve dhe jelekëve të shpëtimit.

9.Sapo të rregullohen rripat, mbetet vetëm mbyllja e kopsave.

10.Raida, 13 vjeçare, tani është e pajisur për rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm, me një çantë të saj. Nagler thotë se “fëmijët janë shumë të lumtur kur krijojnë diçka vetë, ata ndihen të fuqishëm…”.
/Raio Evropa e Lirë
/l.k./