FOTO/ Klarinetisti me kasë fiskale
Aksioni i gjerë që qeveria ka ndërmarrë këtë fillim shtatori për të luftuar informalitetin në biznese, nuk i ka shpëtuar edhe “thumbave” që kanë bërë qytetarë të ndryshëm, veçanërisht në rrjetet sociale, aty u dhe “dora e kritikës” është më e lirë.
Biznesmeni Geri Selenica ka ironizuar këtë aksion duke kompozuar një foto; Një burrë që i bie klarinetës në një stol dhe pranë tij një kasë fiskale.
Këtë të shtunë, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj bëri publike rezultatet e 10 ditëve të para të aksionit, e ku pjesa më e madhe e bizneseve të penalizuara, janë pa kasë fiskale, nuk japin kuponin tatimorë, ose kanë punonjës të pasiguruar.